Vrasja në Elbasan, Meta: Nuk mund të flas akoma, policia mbron bandat e Taulantit

Politikë

Vrasja në Elbasan, Meta: Nuk mund të flas akoma, policia mbron bandat

Presidenti Ilir Meta nga Fieri është pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan, ku është vrarë me armë zjarri një 56 vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.

“Nuk them asnjë sepse nuk mund të flas pa e pasur të qartë panoramën e ngjarjeve. Elbasani dhe Durrësi janë dy nga qarqet më problemtike. Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e njëanëshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Payshim që do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohen në vend. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë të cënimeve të standateve zgjedhore”, ka thënë Meta.

ME TE LEXUARAT