Shefi i NATO-s jep lajmin: vriten 4 ushtarë amerikanë në Lituani!

Katër ushtarë amerikanë rezultojnë të vrarë në Lituani pasi u zhdukën në një vend trajnimi gjatë manovrave që po kryenin atje, vetëm pak milje larg kufirit. Lajmin e bëri të ditur sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
Katër ushtarët e Brigadës së Parë, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, me bazë në Fort Stewart, Gjeorgji, u panë për herë të fundit të gjallë të martën duke hipur në një makinë të blinduar gjatë stërvitjeve taktike në një vend ushtarak pranë qytetit Pabrade, në Lituaninë lindore.
Zona është rreth gjashtë milje nga kufiri me Bjellorusinë, një aleat i vendosur rus, thanë zyrtarët e ushtrisë.Ushtarët u panë për herë të fundit gjatë stërvitjeve taktike në një vend ushtarak pranë qytetit të Pabrade.


