SHBA-të mesazh të qartë Europës: Merrni përsipër kapacitetet mbrojtëse të NATO-s deri në 2027-ën ose…

Bota

SHBA-të mesazh të qartë Europës: Merrni përsipër

SHBA-të duan që Europa të marrë përsipër shumicën e kapaciteteve mbrojtëse konvencionale të NATO-s, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027, i thanë zyrtarët e Pentagonit diplomatëve në Uashington këtë javë, raporton Reuters.

Mesazhi, i rrëfyer nga pesë burime të njohura me diskutimin, përfshirë një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë midis stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve evropiane.

Diçka e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike mënyrën se si SHBA-të, një anëtar themelues i aleancës së pasluftës, punojnë me partnerët e tyre më të rëndësishëm ushtarakë.

Në takim, zyrtarët e Pentagonit treguan se Uashingtoni nuk ishte ende i kënaqur me progresin që ka bërë Evropa për të rritur kapacitetet e saj mbrojtëse që nga pushtimi i zgjeruar i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Zyrtarët amerikanë u thanë homologëve të tyre se nëse Europa nuk e përmbush afatin e vitit 2027, SHBA-të mund të ndalojnë së marri pjesë në disa mekanizma koordinimi mbrojtës të NATO-s, sipas burimeve. Disa zyrtarë në Capitol Hill janë të vetëdijshëm dhe të shqetësuar për mesazhin e Pentagonit për europianët, tha një zyrtar amerikan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion