Dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan e tij! E pëson keq burri në Elbasan

Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan e tij! E pëson keq burri

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur me thikë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Haxhias”, ku pas njoftimit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë një operacion për parandalimin e një ngjarjeje kriminale të mundshme dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua shtetasi N. K., 57 vjeç, për akuzat e “Dhunës në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të realizuar pas arrestimit, autorit iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Ky arrest është një tjetër ndërhyrje e shpejtë e policisë për të parandaluar dhunën në familje dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion