SHBA mer masa më të ashpra për vizat, 55 milionë të huaj do të kontrollohen për shkelje të mundshme

Bota

SHBA mer masa më të ashpra për vizat, 55 milionë të

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur rishikimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë, raporton Associated Press.

Sipas njoftimit, të gjithë mbajtësit e vizave amerikane do t’i nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme, me vëmendje të veçantë ndaj çdo elementi që mund të tregojë nevojën për revokim të lejes dhe dëbim nga vendi.

Që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në janar të kaluar, administrata ka vendosur kufizime dhe kërkesa më të rrepta për aplikantët, duke përfshirë detyrimin për intervista personale.

Departamenti i Shtetit do të shqyrtojë gjithashtu llogaritë e mediave sociale, të dhënat e zbatimit të ligjit në vendet e origjinës dhe çdo shkelje të ligjit amerikan që mund të ndikojë në statusin e vizës.

Ky rishikim masiv sinjalizon një politikë më të fortë kontrolli ndaj të huajve në SHBA, duke pasur ndikim tek çdo individ që jeton dhe punon në vend me vizë.

ME TE LEXUARAT