Putin godet me raketa fabrikën amerikane në Ukrainë

Një fabrikë amerikane e prodhimit elektronik në Mukachevo, qytet në perëndim të Ukrainës, u godit nga një sulm ajror rus gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar plagosjen e disa punëtorëve dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Objekti, i operuar nga kompania amerikane Flex Ltd., u godit nga dy raketa ruse të tipit Kalibr, pavarësisht se ndodhet qindra kilometra larg vijës së frontit lindor. Në momentin e sulmit, në fabrikë ndodheshin rreth 800 punëtorë.
Zjarri që shpërtheu pas goditjes u vendos nën kontroll, ndërsa autoritetet ukrainase dhe përfaqësues të kompanisë konfirmuan se nuk pati viktima, por rreth 12 persona u plagosën.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, Andy Hunder, dënoi sulmin si një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj biznesit dhe vlerave amerikane” dhe bëri thirrje për reagim nga Presidenti Donald Trump.


