Balla publikon pamjet e policit të mbuluar në gjak: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm

Politikë

Balla publikon pamjet e policit të mbuluar në gjak: Kjo nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video ku shfaqet një efektiv policie i lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit.

Në pamje, efektivi shihet i gjakosur në pjesën e kokës, ndërsa po merr ndihmën e kolegëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla dënoi ashpër dhunën ndaj forcave të rendit, duke e cilësuar situatën si një akt që tejkalon kufijtë e një proteste paqësore.

“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, ka shkruar Balla.

ME TE LEXUARAT