Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Fushë Arrëz, në Vlorë drejt fikjes një vatër në Mavrovë

Aktualitet

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Fushë Arrëz, në

Reshjet e shiut gjatë natës kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve të zjarrit në disa zona të Fushë Arrëzit. Sipas autoriteteve, u shuan vatrat në Lumin e Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku situata ishte më problematike.

Nga përmasat e zjarreve janë dëmtuar ndjeshëm sipërfaqe të gjera pyjore. Vetëm në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit janë djegur 60 hektarë me pyje dhe janë përfshirë nga flakët edhe 130 hektarë të tjerë. Në zonën e Kryeziut janë shkrumbuar afro 7 hektarë me pyje pishe.

Ndërkohë, situata është qetësuar edhe në Vlorë, ku mbrëmjen e djeshme flakët rrezikuan fshatin Vajzë dhe Drashovicën e Selenicës. Të dyja vatrat janë tashmë të fikura.

Aktualisht, e vetmja vatër aktive është ajo në fshatin Mavrovë, e cila sipas autoriteteve është drejt shuarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion