“SHBA më e sigurtë”/ Trump: Diktatori dhe terroristi Maduro është zhdukur

Bota

“SHBA më e sigurtë”/ Trump: Diktatori dhe terroristi

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbyllur konferencën e tij për shtyp mbi operacionin ndaj Venezuelës me një ton triumfues, duke theksuar se “diktatori dhe terroristi Maduro më në fund është zhdukur dhe populli venezuelian është i lirë”.

Trump theksoi se qytetarët e Venezuelës janë “përsëri të lirë” dhe se kjo liri është një moment i vonuar, por i rëndësishëm për vendin.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë Hemisfera Perëndimore janë më të sigurta pas këtij operacioni.

“Amerika është një komb më i sigurt këtë mëngjes… dhe Hemisfera Perëndimore është tani një vend shumë më i sigurt për të qenë”, tha Trump.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion