SHBA i vjen në ndihmë vendeve në nevojë, dhuron 60 milionë vaksina AstraZeneca

Bota

SHBA i vjen në ndihmë vendeve në nevojë, dhuron 60

Një lajm i fundit ka ardhur nga SHBA, ku bëhet me dije se do u vijnë në ndihmë vendeve në ndihmë, duke u dhuruar 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, muajt e ardhshëm.

Mësohet se Shtëpia e Bardhë po ndihet gjithnjë më e sigurt për furnizimin e tre vaksinave të administruar nga SHBA, sidomos për “J&J” e cila merret përmes një doze. Ndërkohë kujtojmë se SHBA, në javët e fundit kanë qenë nën presionin e shpërndarjes së vaksinave për vendet të cilat kanë nevojë, si India e cila po përjeton një rritje të ndjeshme të rasteve të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

Për këtë situatë ka folur koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients. “Duke pasur parasysh numrin e madh të vaksinave kundër COVID-19 që administron dhe posedon SHBA dhe pasi AstraZeneca nuk është autorizuar për përdorim, ne nuk kemi nevojë për përdorimin e saj. SHBA do t shpërndajë dozat e saj për vendet e tjera”, shtoi ai

SHBA megjithëse është vendi i parë në botë në “listën e zezë” të viktimave nga COVID-19, ka vaksinuar më shumë se 53% të popullsisë të paktën me një dozë nga tre vaksinat e administruara prej saj, Pfizer, Moderna dhe së fundmi “J&J”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion