SHBA dërgon forca detare drejt Iranit

Bota

SHBA dërgon forca detare drejt Iranit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka dërguar forca të shumta detare drejt Irani, mes rritjes së tensioneve me Teheranin.

Në një prononcim për gazetarët, Trump u shpreh se vendimi është marrë për të qenë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm, përfshirë edhe një ndërhyrje ushtarake, nëse situata e kërkon një gjë të tillë.

“Kemi shumë anije që po shkojnë në atë drejtim, për çdo rast. Do të preferoja të mos ndodhte asgjë, por po i vëzhgojmë nga shumë afër”, deklaroi Trump, ndërsa kthehej në SHBA pas pjesëmarrjes në konferencën ekonomike të mbajtur në Davos.

Presidenti amerikan përsëriti paralajmërimet e mëparshme ndaj Iranit, duke kërkuar që Teherani të mos rifillojë programin bërthamor dhe të ndalojë ekzekutimet e personave të arrestuar gjatë protestave të fundit kundër regjimit.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që në fillim të këtij muaji, pasi Trump la të kuptohej se SHBA-ja mund të ndërhyjë në Iran. Paralajmërimi erdhi në një kohë kur autoritetet iraniane nisën një goditje të ashpër për të shtypur protestat masive, më të mëdhatë në vitet e fundit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion