Seanca e parë në gjykatë/ VOA tregon nëse McGonigal është pyetur në lidhje me takimet me Ramën: U ra dakord që...

Bota

Seanca e parë në gjykatë/ VOA tregon nëse McGonigal

Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me studion e 'Debatit' në A2 CNN, pak minuta pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore ndaj McGonigal.

Ajo zbuloi se McGonigal nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe dy shqiptarët e tjerë të identifikuar si Agron Neza dhe Dorian Duçka.

“Nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë si personi A dhe B në dosje. U ra dakord që nuk ishte e nevojshme të lexohej aktakuza.

Do të ketë një seancë të ardhshme por nuk dihet me saktësi se kur do të mbahet, është e papërcaktuar për momentin, bëhet fjalë për procesin në Uashington dhe procesin paralel në Nju Jork.

Emrat e këtyre personave nuk përfshihen në akt-akuzë, identifikohen si A dhe B. Ne arritëm në këto dy emra duke parë përshkrimin e tyre, por ky proces është për McGonigal, i cili si kreu i FBI ka shkelur rregullat”.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion