Sapo ishte vaksinuar me AstraZeneca, stilisti 32 vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Bota

Sapo ishte vaksinuar me AstraZeneca, stilisti 32 vjeçar gjendet i vdekur
Një stilist grek, është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij, nga shoqja e ngushtë. Stilisti 32-vjeçar Nassos Katris, nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjes për rreth 24 orë, e për këtë arsye, prindërit ishin të shqetësuar.

Duke iu referuar këtyre shqetësimeve, mikesha e tij, Athena Vaticanou, gjithashtu stiliste, shkoi në shtëpinë e të riut, kur e gjeti atë të vdekur. Sipas raportimeve, të hënën, ai sapo kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”.

“Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës. Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire.

Ai hëngri me një mik dhe pastaj shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka vjellë, ka nxjerrë.

Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Njeriu që jeton vetëm poshtë tij, dëgjoi zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kushtoi vëmendje sepse siç na tha ai nuk donte ta shqetësonte. Mjekët na thanë që pas autopsisë ata do të ishin në gjendje të mësonin më shumë për atë që i shkaktoi vdekjen papritur stilistit”, tha shoqja e tij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion