Rusia goditi fabrikën amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur me këtë dhe me gjithçka që ka lidhje me luftën

Bota

Rusia goditi fabrikën amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh të premten i pakënaqur për sulmin rus që goditi një fabrikë amerikane në qytetin Mukachevo, Ukrainë, si dhe për vazhdimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Nuk jam i lumtur për këtë dhe nuk jam i lumtur për asgjë që lidhet me luftën,” tha Trump gjatë një deklarate për gazetarët. Ai shtoi se ka dhënë “dy javë” për të marrë vendime lidhur me konfliktin, duke përmendur mundësinë e sanksioneve ose tarifave ndaj Rusisë.

Trump u takua kohët e fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaska dhe më pas me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke shprehur dëshirën që të dy udhëheqësit të ulen së bashku për t’i dhënë fund luftës, një takim që duket gjithnjë e më pak i mundshëm në afat të shkurtër.

ME TE LEXUARAT