Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai me dy djemtë në Malësinë e Madhe

Aktualitet

Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai me

Në Malësi e Madhe, tre persona janë arrestuar për dhunë në familje, pasi dyshohet se kanë sulmuar dhëndrin e tyre për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të Policisë, menjëherë pas një konflikti në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë shkuan për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Në pranga ranë Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm. Ata dyshohet se kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht dhëndrin e tyre, A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion