Punonjësi vjedh xhiron e beach-barit në Himarë, shpallet në kërkim 20-vjeçari

Aktualitet

Punonjësi vjedh xhiron e beach-barit në Himarë, shpallet në

Punonjësi i një beach-bari në Himarë ka vjedhur xhiron e lokalit dhe është arratisur. Denoncimin e ka bërë menaxheri i subjektit, i cili konstatoi mungesën e parave.

Policia ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin për akuzën e vjedhjes dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, apo motivet e mundshme të punonjësit, pasi hetimet vijojnë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë shpallën në kërkim H. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Qerret, Lushnjë, pasi më datë 22 gusht ka paraqitur kallëzim shtetasi O. T., 35 vjeç, me profesion menaxher, se i ka vjedhur një shumë monetare të xhiros ditore në beach barin ku punonte”, thanë burime zyrtare.

ME TE LEXUARAT