Rrufeja godet barkën gjatë një ceremonie martesore, humbin jetën 17 persona

Bota

Rrufeja godet barkën gjatë një ceremonie martesore, humbin

Gëzimi është kthyer në hidhërim në Bangladesh. Të paktën 17 persona kanë vdekur e mbi 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar, kur rrufeja goditi ra mbi barkë gjatë një ceremonie martesore.

Rrufeja e goditi barkën në kohën kur ajo arriti në bregun e lumit Padma në qytezën Shigbanj, kur dasmorët ishin nisur drejt shtëpisë së nuses.

“Ne kemi informata për 17 persona të vdekur dhe disa të tjerë të pranuar në spital”, tha zyrtari policor.

Shumica e vdekjeve nga rrufeja në Bangladesh zakonisht ndodhin gjatë muajve të nxehtë, nga marsi deri në korrik.

Ekspertët thonë se rritja e rasteve fatale nga goditja e rrufesë është e lidhur me shpyllëzimin, i cili ka shkaktuar zhdukje të shumë drurëve të gjatë, të cilët do ta tërhiqnin rrufenë.

ME TE LEXUARAT