Athina e "pushtuar" nga flakët, dhjetra qytetarë përfundojnë në spitale prej problemeve me frymëmarrjen
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 16:23
Bota

Athina, si shumë qytete të Greqisë ndodhet në pushtetin e Zjarrit. Flakët që po djegin Atikën Veriore janë shumë pranë qytetit më të madh të Greqisë dhe e rrezikojnë seriozisht.
Ditën e sotme Athina është mbuluar e gjitha nga tymi teksa dhjetëra qytetarë kanë përfunduar në spitale prej problemeve me frymëmarrjen apo mushkëritë.
Temperaturat e larta kanë shfaqur probleme për kryeqytetasit grek pasi termometri prej ditësh shënon rreth 45 gradë Celsius.


