Përplasen trenat në shtetin europian, raportohet për viktima dhe të plagosur

Bota

Përplasen trenat në shtetin europian, raportohet për viktima dhe
Përplasja e dy trenave në Çeki ju ka marrë jetën tre personave dhe ka plagosur 40 të tjerë.

Autoritet çeke deklarojnë se treni që po udhëtonte me shpejtësi të lartë i përkiste linjës hekurudhore ndërkombëtare i cili mundësonte transportin nga qyteti cek Plzen për në Mynih të Gjermanisë, ndërsa treni tjetër i përkiste një prej linjave hekurudhore lokale.

Përplasja u shënua rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës, 4 gusht, dhe sipas ministrit të Tansportit në Çeki ka ndodhur si pasojë ndojnë gabimi të mundshëm nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Nga bilanci actual, përvcec dy viktimave, pesë persona raportohen në gjendje të rëndë, shtatë të tjerë janë të detyruar t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale ndërsa pasagjerët e plagosur janë shoqëruar nga forcat e emergjencave për në spital.

 

ME TE LEXUARAT