Rritja e kërkesës “penalizon” turistët, pushimet këtë vit do jenë me çmime ekstreme

Bota

Rritja e kërkesës “penalizon” turistët, pushimet

Pushimet  këtë vit pritet të kenë çmime shumë të larta. Sipas Glenn Fogel, shefi ekzekutiv i kompanisë Booking, ky fenomen pritet të vijë për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve. Në një intervistë për BBC, ai tha se shumë kompani ajrore kanë zvogëluar në masë të madhe numrin e fluturimeve që kryejnë, për shkak të kufizimeve në udhëtim nga pandemia.

Ai gjithashtu trego se pavarësisht kërkesës së madhe, paqartësitë vazhdojnë t’ua vështirësojnë planifikimin kompanive, ashtu që të rrisin numrin e fluturimeve. “Ka kërkesë të madhe. Secili dëshiron të udhëtojë, mirëpo të gjithë ne duam që këtë ta bëjmë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Fogel.

Nga ana tjetër, John Grant, analist i aviacionit është pajtuar se kjo gjë do të ketë ndikim të konsiderueshëm në udhëtime, ndërkohë që kufizimet hiqen. “Alegoritmat e kompanive ajrore do ta vërejnë rritjen e kërkesës dhe çmimet do të rriten në përputhje me kërkesën”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mungesa e qartësisë rreth asaj se si do ta njohin qeveritë vaksinimin dhe statusin e testimit nga shtetet tjera, është duke shqetësuar industrinë e udhëtimit, e cila është dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

ME TE LEXUARAT