Rrëzoi Netanyhaun pas 12 vitesh, kryeministri i ri izraelit: Do punojmë për hir të njerëzve

Bota

Rrëzoi Netanyhaun pas 12 vitesh, kryeministri i ri izraelit: Do

Izraeli pas 12 vitesh do ketë një kryeministër të ri. Naftali Bennett arriti të rrëzojë Benjamin Netanyahu dhe në një deklaratë për mediat tha se është zotuar të bashkojë kombin e shkatërruar nga katër zgjedhje në dy vjet bllokim politik.

Ai dha fjalën se qeveria e tij do të punojë për hir të të gjithë njerëzve, ndërsa shton se përparësitë do të ishin reformat në arsim, shëndetësi dhe shkurtimi i burokracisë

Nacionalisti i krahut të djathtë do të drejtojë një koalicion, ku mori edhe besimin e Parlamentit një ditë më parë. Bennett, udhëheqësi i partisë Yamina, do të jetë kryeministër deri në shtator 2023 si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin Yair Lapid, kreut të qendrës Yesh Atid, për dy vjet të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion