Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021/ Trump kërcënon BBC-në me padi: 1 miliard dollarë dëmshpërblim

Bota

Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021/ Trump

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pranuar kërkesën për falje nga BBC pas skandalit në redaktimin e fjalimit të tij dhe ka paralajmëruar një padi ndaj rrjetit britanik.

Nga ana tjetër, televizioni publik britanik njoftoi se ka marrë letrën nga ekipi ligjor i Trump dhe se do të përgjigjet “në kohën e duhur”.

Skandali u zbulua pas një hetimi të gazetës The Telegraph, e cila raportoi se BBC kishte ndryshuar përmbajtjen e një videoje nga fjalimi i Trump-it.

Në dokumentarin që trajtonte rolin e Trump në ngjarjet e 6 janarit dhe sulmin ndaj Kapitolit, BBC akuzohet se ka bashkuar dy pjesë të ndryshme të fjalimit të tij nga janari 2021. Në versionin e transmetuar, Trump dëgjohej t’u thoshte mbështetësve se “do të shkojmë në Kapitol për të luftuar me zjarr”, ndërsa ishte prerë pjesa ku ai i bënte thirrje për të marshuar “paqësisht dhe patriotikisht”. Në realitet, dy pjesët e fjalimit kishin një distancë kohore prej afro një ore.

Pas shpërthimit të reagimeve, presidenti i BBC-së, Samir Shah, kërkoi publikisht falje duke e cilësuar ngjarjen si “një gabim në gjykim”.

“Pranojmë se mënyra si u redaktua dhe montua fjalimi krijoi përshtypjen e një thirrjeje të drejtpërdrejtë për dhunë. BBC kërkon falje për këtë gabim,” thuhej në letrën e tij drejtuar Komisionit për Kulturë, Media dhe Sport.

Në të njëjtën letër, Shah mohon se BBC ka tentuar ta fshehë çështjen, duke kundërshtuar pretendimet e Michael Prescott, ish-këshilltar i pavarur për etikën e rrjetit, i cili kishte dhënë dorëheqjen në qershor, duke akuzuar menaxhmentin për mungesë transparence.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dërguar një letër BBC-së duke kërcënuar me veprime ligjore, ndërsa BBC tha se e ka marrë letrën dhe do të përgjigjet në kohën e duhur pasi Presidenti amerikan ka një histori të gjatë paditjesh – ose kërcënimesh për të paditur mediat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion