Rebelët Huthi sulmojnë me raketë aeroportin e Tel Avivit! Izraeli paralajmëron përgjigje!

Bota

Rebelët Huthi sulmojnë me raketë aeroportin e Tel Avivit! Izraeli

Rebelët Huthi të Jemenit njoftuan se kanë lëshuar sot një raketë me objektiv aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. Pak më herët, ushtria izraelite bëri të ditur se kishte ndaluar një sulm me raketë që vinte nga Jemeni.

Huthit “ndërmorën një operacion ushtarak duke goditur (…) aeroportin izraelit Ben Gurion, në zonën e pushtuar të Jafës, me një raketë balistike supersonike,” deklaroi zëdhënësi ushtarak i rebelëve, Yahya Saree.

Sipas Sarees, është lëshuar gjithashtu edhe një dron ndaj Izraelit, i cili paralajmëroi se “do të përgjigjet me vendosmëri” ndaj këtyre sulmeve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion