Raketat ruse mbi Ukrainë i marrin jetën 32-vjeçares dhe foshnjës së saj, fqinjët: Tentuan të shpëtonin duke u hedhur nga dritarja

Bota

Raketat ruse mbi Ukrainë i marrin jetën 32-vjeçares dhe

Rusia goditi sot kryeqytetin e Ukrainës me dronë dhe raketa – në sulmin më të madh ajror ndaj vendit që nga fillimi i luftës, duke vrarë të paktën 4 persona dhe duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë kyçe qeveritare, sipas AP.

“Nexta” ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e një gruaje vetëm 32-vjeçare, e cila ka humbur jetën si pasojë e sulmit rus.

Në postim thuhet së 32-vjeçarja është Viktoria Hrebeniuk ndërsa në sulm ka humbur jetën dhe foshnja e saj vetëm dy muajshe.

Trupat ruse duket se shënjestruan shtëpinë e 32-vjeçares. Fqinjët thanë se nëna dhe fëmija u hodhën nga dritarja e katit të gjashtë. Babai i foshnjës mbijetoi, por pësoi lëndime të rënda.

Kolegët dhe miqtë e saj shprehën hidhërim të thellë. “Është e vështirë të gjej fjalët, sepse lotët më mbushin sytë nga padrejtësia dhe pafuqia. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen, udhëzimet e mençura, shakatë dhe profesionalizmin e saj”, shkroi Yulia Melnyk në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion