Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 22 gusht 2025

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vend. Në zonat veriore dhe qendrore priten zhvillime të përkohshme, duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të mbeten prezente, duke gjeneruar reshje të përkohshme në zonat malore dhe ato të ulëta, ndërsa vijën bregdetare do ta shoqërojnë kryesisht kthjellime, vranësira të shpeshta si edhe momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C minimalja deri në 33°C maksimalja në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare në tokë, ndërsa në det pritet të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht jugor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.


