Protestë me art në rërë, mesazh liderëve të G7: Hiqni dorë nga pasaportat e vaksinës Covid

Bota

Protestë me art në rërë, mesazh liderëve të G7:

Teksa lidërët e G7 janë mbledhur në Britaninë e Madhe për samitin e radhës, i cili për herë të parë po zhvillohet fizikisht nga shpërthimi i pandemisë, vjen një tjetër protestë që tërheq vëmendjen për vaksinimin e vendeve të varfra në të gjithë botën.

Aktivistët e grupit “Avaaz”, nëpërmjet një artit të rërës kanë përcjellë mesazhin për udhëheqësit e G7 që të heqin dorë nga pasaportat e vaksinës Covid dhe për të mundësuar një qasje më të mirë për njerëzit më të varfër në botë.

Udhëheqësit e G7 përballen me thirrje nga organizata të tilla si Oxfam dhe Amnesty International për të rënë dakord për një pezullim të patentave në samitin. Edhe administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden doli në favor të pezullimit të patentës muajin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por vendet evropiane shprehën dyshime dhe kancelarja gjermane Angela Merkel është plotësisht kundër kësaj ideje. BE tha muajin e kaluar se në vend të kësaj do të ofronte 100 milion doza për vendet e varfëra në fund të 2021.

Aktivistët e grupit Avaaz, që do të thotë “zë” është një platformë në internet që organizon njërëzit nga e gjithë bota të ndërmarrim veprime - nënshkrimin e peticioneve, financimin e fushatave mediatike, thirrjen dhe lobimin e qeverive, dhe organizimin e protestave.

Fushatat e komunitetit Avaaz në 15 gjuhë, të shërbyera nga një ekip thelbësor në 6 kontinente dhe mijëra vullnetarë.

ME TE LEXUARAT