Koronavirusi në Kosovë/ Asnjë vdekje në 24 orët e fundit, 10 raste pozitive dhe 116 të shëruar

Kosovë&Rajon

Koronavirusi në Kosovë/ Asnjë vdekje në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1,977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftim më tej bëhet e ditur se në total janë 627 raste aktive me koronavirus.

“Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679”, thuhet një njoftim.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.

Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion