Pronari i argjendarisë qëllon për vdekje dy grabitësit pasi i sulmuan familjen

Bota

Pronari i argjendarisë qëllon për vdekje dy grabitësit pasi

Pronari i një argjendarie në Itali ka qëlluar për vdekje dy grabitës dje, të cilët hynë në dyqan dhe sulmuan familjen e tij. 67 vjeçari Mario Roggero hapi zjarr kur tre grabitës hynë në dyqanin e tij në Grinzane Cavour të mërkurën.

Gjatë tentativës së grabitjes dy sulmuesit u qëlluan për vdekje në rrugë ndërsa një i tretë u plagos dhe më vonë u arrestua. Rreth orës 6.30 pasdite banditët e maskuar kishin hyrë në dyqan duke pretenduar se ishin klientë.

Nënë e bijë që po punonin aty hapën sirtarët e bizhuterive me kërkesën e tyre, kur një nga grabitësit nxirri pistoletën, ndërsa tjetri i kërcënoi me thikë. Kur gruaja e Roggero nisi të ulëriste, 67-vjeçari nxitoi për ta ndihmuar dhe kishte qëlluar armën.

Incidenti vjen gjashtë vjet pasi biznesi i tyre sulmuar në mënyrë të ngjashme. Në sulmin e 2015 gruaja dhe e bija e Roggero ishin lidhur e rrahur, para se grabitësit të largoheshin me nje vlerë të grabitur prej rreth 300 000 euro, në ora dhe bizhuteri.

Kryebashkiaku i qytetit Gianfranco Garau, tha për mediat se detajet e incidentit të fundit janë ende të pakta. “Unë di vetëm se një familje e mirë dhe e ndershme janë sulmuar”, citohej të kishte thënë ai.

Agjencia italiane Ansa, tha se të paktën pesë të shtëna ishin dëgjuar në ngjarjen dramatike të qytezës. Kur mbërritën shërbimet e emergjencës ata nuk mund të shpëtonin jetën e dy grabitësve. E bija e argjendarit, Silvia Roggero, mbronte veprimet e të atit.

Ajo shtoi: “Në kohë vështirësie dua të jem e qartë dhe e fortë. Lutem për shpirtin e dy grabitësve”. Kreu i partisë së djathtë italiane Lega, Matteo Salvini, mbështeti veprimet e argjendarit: “Mbrojtja është gjithmonë e ligjshme.” Roggero është marrë në pyetje nga autoritetet por raportohet se nuk është nën hetim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion