Në Tiranë, Ervin Bushati, Fidel Ylli, Majko e Kodheli mbeten jashtë Kuvendit

Politikë

Në Tiranë, Ervin Bushati, Fidel Ylli, Majko e Kodheli mbeten

Në Tiranë janë numëruar deri më tani votat e 1016 qendrave nga 1243 qendra votimi, për kandidatët për deputetë. Në listën e kandidatëve të PS-së, kryeson Fatmir Xhafaj me 13801 vota , pas tij Belinda Balluku me 13518 vota. Pas Ballukut, më i votuari në radhët e PS-së rezulton Ornaldo Rakipi me 13241 vota. Xhafaj dhe Rakipi tashmë kanë thyer herësin duke u futur në listën fituese. Ndërsa jashtë Kuvendit ka mbetur Ervin Bushati, Fidel ylli, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.

Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 13674 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 11401 vota, Belind Këlliçi me 8392 vota, ndërsa Sali Berisha ka marrë vetëm 5842.

Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 2976 vota, Monika Kryemadhi me 1981 vota dhe Floida Kërpaçi me 1367 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion