Presidenti i SHBA del në publik pa maskë: Jam në telashe (Video)

Bota

Presidenti i SHBA del në publik pa maskë: Jam në telashe (Video)

Presidenti i SHBA, Joe Biden në daljen e tij një ditë për media, ku mbajti fjalimin e tijnë Georgia, për 100 ditët e tij të para në detyrë, u përball me një situatë komike. Ai nuk po gjente maskën e tij dhe kjo video është bërë virale.

Biden në momentin që do të largohej nga podiumi, konstatoi se nuk kishte maskën ani-COVID. Teksa po e kërkonte, Biden mori mikrofonin dhe tha “Po kërkoj maskën time. Jam në telashe”, duke vonuar kështu largimin e tij.

Biden mori edhe ndihmën e bashkëshortes së tij, Jilli, por më kot pasi asnjëri nga të dy nuk e gjeti. Ishte një ndër ndihmësit e tij, i cili erdhi nga prapaskena që i solli një maskë të re anti-COVID, presidentit.

Pavarësisht se Biden është vaksinuar, ai i qëndron këshillës së tij se edhe të vaksinuarit duhet të zbatojnë masat anti-COVID për të mbajtur nën kontroll pandeminë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion