OBSH ngre alarmin: Europa ka më shumë të infektuar sesa të shëruar

Bota

OBSH ngre alarmin: Europa ka më shumë të infektuar sesa të

Një deklaratë e fundit ka ardhur nga OBSH, lidhur me situatën e Covid-19 në Europë. Lajmin e dha kreu rajonal i OBSH për Evropën, Hans Klugen. “Bazuar në numrin e rasteve të konfirmuara, 5.5% e të gjithë popullsisë evropiane është infektuar nga koronavirusi, ndërsa 7% e saj është vaksinuar.”

Më tej ai u shpreh se edhe kur numri i rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe viktimave bie, kërcënimi dhe rrezikshmëria e virusit mbetet, ai është ende potencial për të shkaktuar efekte shkatërruese. Sipas tij, për herë të parë në 2 muaj, pasi Evropa ishte përfshirë nga një valë e rrezikshme e COVID-19, rastet e reja të infektimeve dhe viktimave ka pësuar një ulje dhe stabilitet.

Klugen tha se masat anti-COVID të ndërmarra nga qeveritë e shteteve janë një faktor kyç në mbajtjen nën kontroll të situatës, duke shtuar se nuk mjaftojnë vetëm vaksinat për t’i dhënë fund pandemisë. Kreu i OBSH disa ditë më parë u shpreh se bota ka mjetet e duhura për të “luftuar” dhe për të vënë nën kontroll pandeminë, brenda disa muajsh, nëse ato përdoren në mënyrën e duhur.

Vaksinimi në Evropë pavarësisht problemeve dhe vonesave në shpërndaje po ecën tashmë me hapa më të qëndrueshëm, drejt mposhtjes së COVID-19 dhe imunizimit të tufës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion