Polonia i siguron vizë qëndrimi atletes bjelloruse

Bota

Polonia i siguron vizë qëndrimi atletes bjelloruse

Polonia i ka siguruar vizë qëndrimi atletes bjelloruse, Krystina Timanovskaya. Kjo e fundit më herët kërkoi ndihmë nga vendet europiane, pasi ka frikë të kthehet në Bjellorusi, pasi sipas ndihet e pasigurt.

Lajmin e bëri me dije zv. ministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz, i cili tha se është në kontakt të vazhdueshëm me konsullatën polake në Tokio. Ai shton se Polonia do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar sportisten për të vazhduar karrierën e saj.

Një ditë më parë, 24-vjeçarja ka pretenduar se zyrtarët kishin ardhur në dhomën e saj, dhe i kishin komunikuar se kishte vetëm 1 orë kohë për t’u bërë gati e të niseshin për në Bjellorusi. Ky presion i tyre ka shtuar frikën e vajzës, ndaj dhe ajo ka ndërmarrë hapin për t’u larguar përfundimisht nga vendi.

ME TE LEXUARAT