Po Shqipëria? Gjermania hap kufijtë për vendet jashtë BE, kush përjashtohet

Bota

Po Shqipëria? Gjermania hap kufijtë për vendet jashtë BE,

Lajm i mirë për shqiptarët nga 25 qershori, Gjermania do të lejojë udhëtarët nga jashtë BE që janë vaksinuar me të dyja doza të futen në territorin e saj. Përjashtim bëjnë vendet ku po qarkullojnë variantet e reja të koronavirusit.

Njoftimi u bë mbrëmjen e sotme nga Ministria e Brendshme në vend.

“Udhëtimi dhe turizmi janë përsëri të mundshëm për ata që vaksinohen,” tha ministria në një deklaratë.


Gjithsesi kusht është që udhëtarët të kenë marrë dozën e fundit të vaksinës 14 ditë para se të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Hyrja nga vendet ku po qarkullojnë variantet e reja të koronavirusit do të vijojë të jetë e ndaluar për një periudhë të pacaktuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion