Biden firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Bota

Biden firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e

Presidenti i ShBA Joe Biden nënshkroi të enjten një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Kjo ditë do të përkujtohet çdo vit më 19 qershor.

Në vitin 1865 ushtarët e Unionit informuan një grup skllevërish afrikano-amerikanë në Galveston të Teksasit, se ishin tashmë të lirë, afro 2 vjet e gjysmë pas nënshkrimit nga Presidenti Abraham Lincoln të Deklaratës për Lirimin e skllevërve.

Aktualisht shumë shtete amerikane e kanë shpallur festë ditën që njihet si Juneteenth-in

Kjo ditë u bashkohet 10 festave të tjera federale dhe është e para që shtohet që kur dita që përkujton lindjen e udhëheqësit për të drejtat civile në ShBA, Martin Luther King Jr., u bë festë federale në vitin 1983.

Ligji për shpalljen e kësaj date si festë arrin në tavolinën e Presidentit Biden pas miratimit në bllok të tij në Senat të martën dhe një vote në shumicë dërrmuese pro tij të mërkurën në Dhomën e Përfaqësuesve, që rezultoi me 415 vota pro dhe 14 kundër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion