Po bënte "selfie", 21-vjeçarja turke bie nga shkëmbi

Bota

Po bënte "selfie", 21-vjeçarja turke bie nga shkëmbi

Një 21-vjeçare turke ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Mediat e huaja bëjnë me dije se 21 vjeçarja Hatixhe Nur Karabulut, humbi ekuilibrin teksa bënte një foto pranë urës së filmit ‘James Bond, Skyfall’ në provincën turke të Adana.

E reja në këtë udhëtimin shoqërohej nga kushëriri i saj Mazlum Sozeri, 26 vjeç, të cilët po bënin foto në urën shekullore të ujësjellësit Varda në sfond, e cila shihet në skenën e hapjes së filit të vitit 2012 ‘Skyfall’.

Hatixhe raportohet se kishte shkelur keq hapin e saj dhe Mazlum ishte përpjekur ta kapte.

Por të dy përfunduan duke rënë në humnerën rreth 60 meta të lartë. Shërbimet e emergjencës që erdhën në vendngjarje përdorën një vinç për të ngritur dy kushërinjtë.

Ajo kishte marrë kushëririn e saj që vinte nga Spanja, për të parë atraksionin e njohur turistik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion