Greqi, autobusi fundoset në ujë, qytetarët kapen për dore për të shpëtuar

Bota

Greqi, autobusi fundoset në ujë, qytetarët kapen për dore

Greqia është përfshirë nga moti i keq mëngjesim e sotëm. Një nga zonat më problematike është atika, ku shumë zona janë përmbytur si pasojë e stuhisë “Balos”.

Greqi, autobusi fundoset në ujë, qytetarët kapen për dore

Mediat greke raportojnë se në rrugën e Poseidonos, një autobus në itinerarin Pire-Voula u bllokua nën një urë, ndërsa udhëtarët formuan një “zinxhir” në mënyrë që të largoheshin.

Uji mbuloi pothuajse të gjithë autobusin, duke lënë vetëm pjesën e sipërme e tij të dukshme, ndërsa niveli i ujit u rrit.

Greqi, autobusi fundoset në ujë, qytetarët kapen për dore

Siç shihet nga pamjet uji fundosi të gjithë autobusin. Fatmirësisht të gjithë pasagjerët mundën të shpëtonin pa dëmtime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion