Moti i keq "godet" Greqinë, Korfuzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bota

Moti i keq "godet" Greqinë, Korfuzi shpall gjendjen e

Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Greqi.

Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të motit të keq që ka prekur ishullin.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis njoftoi se është nisur për në Moraitika për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar për shkak të përmbytjeve të mëdha.

Ndërsa në të gjitha pikat rrugore të konsideruara si të “rrezikshme” janë marra masa emergjente nga Policia Rrugore.

Mbrojtja Civile iu rekomandon drejtuesve të mjeteve që të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të shmangin zonat problematike, shkruajnë mediat greke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion