Plot 1 trilionë dollarë| Princi saudit “hap thesin” për Trumpin (Çfarë u diskutua në Shtëpinë e Bardhë)

Bota

Plot 1 trilionë dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti këtë të martë, më 18 nëntor, në Shtëpinë e Bardhë, princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Siç shkruan BBC, ky ishte një takim i mbushur me deklarata të bujshme, premtime për investime marramendëse dhe diskutime mbi çështje të ndjeshme politike e rajonale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti këtë të martë, më 18 nëntor, në Shtëpinë e Bardhë, princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Siç shkruan BBC, ky ishte një takim i mbushur me deklarata të bujshme, premtime për investime marramendëse dhe diskutime mbi çështje të ndjeshme politike e rajonale.

Investimet saudite, nga 600 miliardë shkojnë në 1 trilion dollarë

Një nga pikat më të nxehta të këtij takimi ishte ekonomia. Princi Mohammed bin Salman konfirmoi se investimet saudite në SHBA do të arrijnë në 1 trilion dollarë, duke e rritur premtimin e mëparshëm prej 600 miliardësh .

Trump e vlerësoi publikisht këtë angazhim, duke e quajtur “të jashtëzakonshëm” dhe një garanci për rritjen e vendeve të punës në SHBA-ve.

Diskutime për marrëveshjen bërthamore dhe avionët F-35

Presidenti amerikan deklaroi se sheh të mundur arritjen e një marrëveshjeje zyrtare civile-bërthamore me Arabinë Saudite, megjithëse “nuk është urgjente”.

Ai po ashtu përsëriti gatishmërinë për t’i shitur Riadit avionë të avancuar F-35, një hap i diskutueshëm që mund të ndryshojë balancat ushtarake në rajon.

Marrëveshjet e Abrahamit, Arabia Saudite gati të bashkohet

Princi u shpreh se vendi i tij është i interesuar të bëhet pjesë e marrëveshjeve Abraham, por vetëm nëse ekziston një rrugë e qartë drejt zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës.

Trump shtoi se kishin pasur një “bisedë shumë të mirë” për këtë temë dhe se një marrëveshje mbrojtjeje midis SHBA-ve dhe Arabisë Saudite është “pothuajse” finalizuar.

Në konferencën e përbashkët me gazetarët, pati edhe momente tensioni kur Trump u pyet për dosjet e financierit Jeffrey Epstein. Trump reagoi ashpër, duke i thënë gazetarit:
“Mendoj se je një reporter i tmerrshëm… dhe një person i tmerrshëm.”

Ai përsëriti se nuk ka lidhje me Epstein dhe e quajti çështjen “një mashtrim demokrat”. Ndërkohë një zyrtar i lartë konfirmoi se kapiteni i ekipit Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, do të shfaqet më vonë në Shtëpinë e Bardhë, një detaj i cili po tërheq vëmendje të madhe mediatike.

Princi Mohammed bin Salman e quajti vizitën “një kapitull të ri të madh” në partneritetin mes dy vendeve, duke theksuar bashkëpunimin në politikë, ekonomi, siguri dhe ushtri.

Trump, ndërkohë, e cilësoi princin si “njeriun që respektohet nga të gjithë” dhe “të ardhmen e mbretërisë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion