Pilot i F-15E i zhdukur mbi Iran shpëtohet nga forcat amerikane

Bota

Pilot i F-15E i zhdukur mbi Iran shpëtohet nga forcat amerikane

Një anëtar i ekuipazhit të një avioni luftarak amerikan që u rrëzua mbi Iran është shpëtuar pas një operacioni të rrezikshëm nga forcat amerikane, njoftoi Presidenti Donald Trump në postimin e tij në Truth Social.

Sipas Trump, oficeri – një kolonel i respektuar – ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut dhe i shëndetshëm.

Një anëtar tjetër i ekuipazhit u shpëtua menjëherë pas rrëzimit dhe po trajtohet mjekësisht.

Rrëzimi i avionit F-15E Strike Eagle kishte ndodhur të premten, duke nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi me rrezik të lartë në rajon.

Ky incident vjen në një klimë të tensionuar mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa autoritetet iraniane nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT