Pfizer do furnizojë BE-në me 100 milionë doza shtesë të vaksinës anti- Covid

Bota

Pfizer do furnizojë BE-në me 100 milionë doza shtesë të

Një lajm i mirë ka ardhur nga Bashkimi Europian, në lidhje me fushatën e vaksinimit. Bëhet me dije se kompania BioNTech dhe Pfizer, do furnizojnë BE me 100 milionë doza shtesë të vaksinës së prodhuar prej tyre.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se BioNTech ka deklaruar se numri i përgjithshëm i dozave që do t’i dorëzohen BE-së, do të jetë 600 milionë.

Shefi i biznesit Sean Marett tha se BioNTech do të ndihmojë më tej për të mbështetur përshpejtimin e fushatave të vaksinimit në vendet e Evropiane

 “Tani synojmë të shpërndajmë një total prej 600 milionë dozash në BE këtë vit, që mbulon dy të tretat e popullsisë së unionit dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe kumulative të furnizimit… që ne kemi rënë dakord deri më tani globalisht”, tha ai.

ME TE LEXUARAT