Futet në lojë edhe Britania e Madhe, dërgon në Detin e Zi aeroplanmbajtëse

Situata mes Rusisë dhe Ukrahinës nuk është aspak e lehtë, ndërsa mësohet se në lojë është futur edhe Britania e Madhe. Sipas mediave britanike, vendi ka dhënë njoftimin zyrtar se ka futur në detin e Zi të aeroplanmbajtëses “Queen Elizabeth”.
Ky vendim i Britanisë ka revoltuar rusët, pasi kujtojmë se prej ditësh ky vend ka rrethuar shtetin ukrahinase me më shumë se 20 anije ushtarake.
Mediat britanike shkruajnë se aeroplanmbajtësja britanike pritet të kalojë gjatë muajit maj në detin e Zi. Pas këtij vendimi, Britania ka njoftuar Turqinë për kalimin në Dardanele dhe Bosfor, siç parashikojnë edhe konventat ndërkombëtare.


