Pesë minuta para ndërrimit të viteve, gjendet i vrarë me thikë një person/ Arrestohet çifti i të rinjve

Bota

Pesë minuta para ndërrimit të viteve, gjendet i vrarë me

Policia ka nisur një hetim për vrasje pas një incidenti tragjik ku një burrë i ri u ther për vdekje vetëm disa minuta para se të fillonte Viti i Ri.

Ngjarja ndodhi në orën 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025, në Bury të Anglisë. Shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë, por, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, burri humbi jetën në vendngjarje, shkruan The Sun.

Policia e Mançesterit ka arrestuar një djalë dhe një vajzë, të dy të moshës 20 vjeçare, nën dyshimin për vrasje.

Një ekip mjeko-ligjor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një zëdhënës i forcave të rendit tha: “Rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit, u njoftuam për një trazirë në një adresë në Tarn Drive në Bury. Oficerët mbërritën në vend dhe gjetën një burrë të ri të plagosur, i cili kishte plagë që tregonin se ishte stabuar. Pavarësisht përpjekjeve të emergjencës, ai humbi jetën.”

Ai shtoi se: “Një burrë dhe një grua janë arrestuar për dyshimin e vrasjes dhe ndodhen në paraburgim për pyetje. Hetimet vazhdojnë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion