Përplasja në OKB/ Hamasi akuzon Trumpin për gënjeshtra

Bota

Përplasja në OKB/ Hamasi akuzon Trumpin për gënjeshtra

Hamasi ka hedhur poshtë akuzat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili sot nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cilësoi grupin islamist palestinez si pengesën kryesore për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë për media, Hamasi reagoi ashpër, duke e quajtur të pavërtetë deklaratën e Trump.
“Hamasi nuk ka qenë kurrë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës.

Administrata amerikane, ndërmjetësit dhe e gjithë bota e dinë se krimineli i luftës, Netanyahu, është i vetmi që pengon të gjitha përpjekjet për marrëveshje,” thuhet në reagimin e grupit.

Më herët, Trump akuzoi Hamasin se refuzon të lirojë pengjet dhe të pranojë një marrëveshje për ndaljen e luftimeve, duke lënë të kuptohet se grupi është faktori kyç që bllokon paqen në rajon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion