Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen

Bota

 

Trupi që u gjet të enjten në një depo në Francë, i përket Lianës 11-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i fëmijës është identifikuar zyrtarisht, njoftoi prokurori i Agen-it, Olivier Naboulet.

Trupi kishte veshur rroba të ngjashme me ato të Lianës 11-vjeçare në kohën e zhdukjes së saj. Kjo u zbulua nga prokurori i Agen, Olivier Naboulet, duke shtuar se një autopsi do të kryhet në orët në vijim me qëllim që të nxirren përfundimet mjeko-ligjore në lidhje me shkaqet e vdekjes.

Rasti i nxënëses 11-vjeçare të klasës së gjashtë, e cila u zhduk të premten e kaluar pasdite në qytetin e vogël të Flerance në Francën jugperëndimore, pasi kishte lënë shkollën, ka tronditur vendin.

Në qendër të hetimeve është 41-vjeçari Jerome Barella, i cili tashmë është lënë në paraburgim dhe përballet me akuza për rrëmbimin e të miturës Liana.

Sipas zbulimeve që po dalin në dritë, vitet e fundit ka pasur të paktën tre padi kundër tij për sulme seksuale dhe përdhunime të të miturve të moshës 7 deri në 10 vjeç.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion