Zjarret masive në Athinë, ekspertët hedhin dyshime në lidhje me një fenomen të pazakontë

Zjarret masive në Athinë kanë djegur më shumë se 5 mijë hektarë pyje dhe kullota deri më tani.
Autoritetet dyshojnë se vatrat e zjarreve janë përhapur si pasojë e shpërthimit të një transformatori për shkak të vapës dhe ngarkesës së madhe.
Dyshohet se shpërthimi i tij shpërndau fillimisht vaj të nxehtë nëpër shkurre, të cilat shoqëruar më pas me shkëndijat për shkak të elektricitetit u tranformuan në një zjarr masiv.
Deri më tani në zonë janë djegur rreth 80 shtëpi, dhe për fat të mirë nuk ka viktima.
Ekspertët grekë zbuluan edhe një fenomen të çuditshëm me zjarrin në Varybobi, i cili lidhet me burimin e forcës së madhe të shpërndarjes së tij.
Sipas Observatorit të Athinës, zjarri ka krijuar mikroklimën e vet në vatër duke bërë që të mos ketë nevojë për erëra të forta për tu zgjeruar,
Sipas ekspertëve, kjo është një ngjarje e rrallë ku një vatër zjarri “vetëmjaftohet” me rrymat ajrore që krijohen brenda saj për tu fuqizuar.

