Përmbytjet masive në Kinë, shkon në 302 numri i viktimave, vijojnë kërkimet e 50 personave të humbur
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 14:59
Bota

Autoritetet lokale në Kinë kanë bërë me dije ditën e sotme se ka shkuar në 302 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve. Kujtojmë se reshjet e shiut që nisën më 20 korrik shkaktuan përmbytje masive dhe zona më e prekur ishte Zhengzhou.
Sipas autoriteteve, viktimat ishin si pasojë e rrëshqitjes së tokës, shembja e shtëpive, ngecja nga hapësirat nëntokësore e shumë të tjerë në një tunel që ishte përmbytur plotësisht.

Ndërkohë, vazhdojnë ende kërkimet për 50 persona të zhdukur.


