Përgatitet për tu mbrojtur nga SHBA, Kina testoi në orbinë një raketë supersonike

Kina ka testuar fshurazi një raketë supersonike me aftësi bërthamore. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se raketa e lëshuar nga ushtria kineze fluturoi nëpër hapësirë me orbitë të ulët në Gusht. Megjithëse raketa humbi objektivin e saj për rreth 10 kilometra, testi demonstroi përparimin e Kinës në zhvillimin e armëve supersonike. “Testi tregoi se Kina kishte bërë përparim mahnitës në armët supersonike dhe ishte shumë më i avancuar nga sa kuptuan zyrtarët amerikanë,” thanë burimet.
Kina ka zhvilluar në mënyrë agresive këtë teknologji, të cilën e sheh si vendimtare për t’u mbrojtur kundër përparimeve të SHBA-së në teknologjitë supersonike dhe të tjera. Së bashku me Kinën, SHBA-të, Rusinë dhe të paktën pesë vende të tjera po punojnë në teknologjinë supersonike. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut tha se kishte testuar një raketë supersonike të sapo zhvilluar. /abcnews


