Panik në Virginia, një person qëllon me armë pranë selisë së CIA-s, zona rrethohet nga policia

Bota

Panik në Virginia, një person qëllon me armë pranë

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë selisë së CIA-s në Virginia, duke shkaktuar një reagim të shpejtë nga autoritetet. Zona është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë.

Departamenti i Policisë e cilësoi ngjarjen si një "incident të izoluar", duke shtuar se Divizioni i Operacioneve Speciale ishte në vendngjarje për të asistuar. Një transmetim i drejtpërdrejtë tregoi momentet kur autoritetet mbërritën me automjete të blinduara.

Sipas raportimeve nga Fox 5 dhe ABC News, personi dyshohet se ka kërcënuar verbalisht jashtë portës së CIA-s dhe më pas ka shtënë në ajër. Autori është neutralizuar dhe hetimet po vazhdojnë për të zbuluar detajet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT