Xhamia e Plumbit rihap dyert në maj! Ministri Gonxhe inspekton punimet dhe thekson rikthimin e vlerave historike

Aktualitet

Xhamia e Plumbit rihap dyert në maj! Ministri Gonxhe inspekton punimet dhe

Xhamia e Plumbit në Shkodër do të rihapë dyert për besimtarët në muajin maj të këtij viti, pas përfundimit të restaurimit.

Projekti i restaurimit parashikon konservimin dhe restaurimin e objektit, duke përfshirë çlirimin e tij nga ndërhyrjet e gabuara të kryera gjatë viteve, si përdorimi i suvasë me çimento. Plani gjithashtu përfshin përforcimin e strukturës, veshjen me plumb të kupolave dhe qemerëve, restaurimin e elementëve dekorativë si kolonat dhe kapitelet në portikun e xhamisë, ringritjen e minares dhe përforcimin e themeleve.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, vizitoi kantierin sot dhe inspektoi punimet. Ai theksoi se ky projekt ka si qëllim rikthimin e plotë të vlerave historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe identitetin tonë.

Xhamia e Plumbit, ndërtuar në vitin 1774, është xhamia osmane më e madhe në Shqipëri dhe është shpallur monument kulture i kategorisë së parë.

ME TE LEXUARAT