Pamje të trishta në brigjet Kurashiki, balena e vrarë tërhiqet nga anija japoneze

Një ngjarje e shëmtuar dhe e trishtë ka ndodhur në gjirin e portit të Kurashiki, Japoni. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një balenë 12 metra të gjatë është vrarë dhe është varur në një anije japoneze.
Këto pamje kanë shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale dhe me grupet e mbrojtjes së botës së gjallë. Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij viti. “Kam peshkuar këtu për dekada por kjo është hera e parë që shikoj një balenë,” tha një peshkatar.
Një zëdhënës i rojës bregdetare të Mizushima tha për rrjetin Yomiuri Shimbun tha se kjo ishte hera e parë që shihte diçka të tillë, duke shtuar se një hetim ka nisur për të siguruar që asgjë e ngjashme të mos ndodhë përsëri. Michael Fishbach, i grupit ambjentalist “Great Whale Conservancy” nga SHBA, tha se dhjetra balena vriten në këtë mënyrë nga anijet e mëdha.
“Balenat kur vdesin nga shkaqe natyrale bien në fund të detit, prandaj me shumë gjasa kjo ka qenë një balenë pluskuese në sipërfaqe që është vrarë nga transportuesja. Anija e ka goditur atë në mes të trupit dhe si rezulat kemi imazhin e vrazhdë që shikojmë. Nuk ka dyshim se numri i balenave të vrara nga anijet çdo vit i kalon 1000”, tha ai, duke iu referuar transportueseve të mëdha. /TCH


